Mbrëmjen e sotme starton në ekranin e Top Channel, sezoni i pestë i serialit amerikan Homeland.
Por çfarë do të shohim në episod të parë dhe të dytë? IMAlbania.com do të sjelli për shikuesit gjatë javëve në vazhdim spoilerat e serialit duke ju njohur dhe më tepër se çfarë do të shihni para premierës në Top.
Episodi i parë i këtij sezoni do të na tregojë jetën e re të Carrie e cila tashmë frekuenton kishën rregullit dhe rrit vajzën e saj Franny në Berlin, së bashku me të dashurin e saj Jonas dhe në punë me pozicionin e drejtueses për sigurinë në During Foundation.
Një rrezik i ri shfaqet në horizont kur Numan, një hacktivist, thyen websitet e rekurtëve të terroristëve. Ai poston video në site vetëm që të marri vëmëndjen e zyrës së CIA në Berlind. Ai gjithashtu hakëron kompjuterat e CIA, dhe gjen më shumë se 13,000 materiale kofidenciale.
Peter Quinn takohet me Dar Adal dhe Saul Berenson për të folur për misionin e trupave në Siri, ku zbulon se ka qenë pjesë e një skuadre speciale në al-Raqqah. Ai thotë se Shteti Islamik ka një strategji të fortë dhe propozon shtimin e trupave për nga SHBA.
Shefi i Carrie, një bilioner filantropist i quajtur Otto During i thotë asaj se duhet të shkojë për një vizitë në një kamp në Liban për të ndihmuar refugjatët e krizët. Ajo e këshillon atë se nuk duhet të shkojë në një zonë lufte. Ndërsa sheh punën, kolegia e saj Laura Sutton me profesion gazetare i jep një dokumentacion kofidencial nga CIA i sjellë nga një haker. Gazetarja i thotë se dokumenti përmban informacione mbi marrëveshjet e Gjermanisë dhe Amerikës dhe se kjo e fundit është duke spinuar tek amerika. Carrie refuzon të punojë me dokumentet duke i thënë se shkel marrëveshjet me agjensinë. Por gjithsesi Laura e boton dosjen e saj.
Kur Carrie viziton zyrën e shefes të policisë së Berlinit, Allison Carr (Miranda Otto) për ndihmë me udhëtimin e saj, Allison refuzon të japë ndihmë. Ajo përfshihet në një konflikt me Saul i cili e akuzon për marrëveshjet dhe veprimet që ajo ka bërë me drejtuesit e CIA.
Pasi kthehet në fondacion, Carrie kërkon që shefi të shtyjë udhëtimin duke i thënë se nuk mund të sigurojë sigurinë e tij. Ai shprehet se po shkon të ndihmojë refugjatët dhe se ata kanë vërtetë ndihmë.
Carrie kërkon të takojë Sheikun Hafiz me shpresën se do të marri një garanci për sigurinë e saj dhe eprorit të vetë gjatë vizitës në Liban, por ky i fundit e lë pa përgjitë. Ajo sulmohet teksa del nga kisha dhe rrëmbehet nga tre burra të cilët e çojnë në një nëntunel. Një nga njerëzit e Abu Nazir i afrohet asaj, duke fajësuar Carri për humbjen e djalit të tij. Njeriu i Nazir, e lë më pas atë të lirë dhe pas insistimit të Carrie ajo më në fund merr aprovimin e këshillit për të vizituar kampin.
©IMAlbania.com