Spitali ku është xhiruar seriali i famshëm “Doktori i mrekullive”, “Berhayat Hospital” është kthyer në një atraksion turistik në Stamboll. Të gjithë njerëzit që vizitojnë kryeqytetin turk po kërkojnë të vizitojnë edhe vendin ku është xhiruar filmi i famshëm që ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në të gjithë botën. Sipas mediave vendëse, xhirimet janë bërë në Pendik, Istanbul dhe Medical Park Hospital. Këto vende janë vetëm 5 minuta larg nga metroja ‘Tavsantepe’, kështu që janë lehtësisht të vizitueshme për çdo turist të Stambollit.
Zakonisht, xhirimet e serialit janë realizuar gjatë fundjavave, në kohën kur edhe fluksi i pacientëve ishte më i vogël.
Emri i protagonistit të serialit, Taner Olmez, është tashmë një emër suksesi. Për aktorin e njohur 35-vjeçar, Ali Vefa ishte thjesht roli që i dha famë në të gjithë botën. Para këtij roli, ai ka pasur edhe role të vogla në serial, por pa asnjë dyshim, Aliu është kapërcimi i menjëhershëm drejt suksesit të grantuar.
Olmez ka studiuar teatër në Universitetin e Stambollit dhe debutoi në aktrim në vitin 2012 me filmin “Long Story”, me drejtor Osman Sinav.
Olmez është i fejuar me aktoren e njohur Ece Cesmioglu, gjatë një udhëtimi në Belgjikë, vend në të cilin ai edhe i propozoi martesë. Së shpejti, çifti ka vendosur ta lidhë dashurinë në martesë.