Pasi të jenë ezauruar kapacitetet e Spitalit Infektiv dhe Shefqet Ndroqit, konsideruar si 1 dhe 2, do të hapen spitalet Covid-3 dhe Covid-4.
Ministrja Manastirliu ka informuar se spitalet janë gati.
‘’Aktualisht kemi bërë gati strukturat e tjera Covid-3, dhe Covid-4. Shefqet Ndroqit dhe Infektivi nuk janë ezauruar. Dy strukturat e tjera do jenë në pritje. Kemi bërë gati dhe nënstafin. Janë punësuar infermierët e rinj dhe të reja. Këtu janë gjithë doktorët dhe stafi i mrekullueshëm”, tha Manastirliu në një dalje për mediat.