Spikerja e zjarrtë e lajmeve në Zjarr TV ka lënë punën në atë televizion, pas pozimit për revistën erotike “Playboy”.
Fillimisht u raportua se ajo ishte shkarkuar nga puna në televizion për shkak se pozoi për revistën prestigjoze, por ajo sqaron në FB se nuk është kjo arsyeja dhe se nuk e kanë pushuar, por është larguar vetë.
“Për të gjithë ata/ato që spekulojnë se mua më kanë pushuar nga puna informoj:
Askush nuk më ka pushuar, për arsye të ndryshme unë kam lënë punën disa ditë më parë dhe për këtë vendim nuk ka ndikuar asnjë ofertë që unë kam marrë”, shkruan ajo.
Përgjigja e saj ngre dyshime se ajo mund të ketë marrë një ofertë joshëse nga “Playboy” çka mund ta ketë shtyrë të lërë punën në Zjarr TV.
Marrë nga Panorama