Në dhjetor të vitit 2022, rrjetet sociale dhe mediat rozë u mbushën me lajme dhe thashetheme rreth një “krisjeje” të mundshme në marrëdhënien e njohur të Xhensilës me Besin. Pavarësisht valës së spekulimeve, çifti mbeti në heshtje, pa konfirmuar apo mohuar asgjë rreth kësaj çështjeje.
Situata mori një kthesë interesante kur u zbulua se nëna e Xhensilës kishte marrë në telefon redaksitë e ndryshme, duke mohuar çdo lajm për ndarjen dhe madje kishte kërcënuar për zhdukjen e lajmeve të rreme nga rrjetet sociale. Kjo veprimtari e mohon fuqishëm thashethemet, por nuk ndaloi dot valën e spekulimeve.
Situata u bë edhe më intriguese me zbulimin se çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke i dhënë fund, për një kohë, thashethemeve rreth ndarjes së tyre. Megjithatë, pas lindjes së djalit të tyre në nëntor 2023, lajmet për një ndarje të re “morrën dhenë” sërish.
Përsëri, çifti zgjodhi të mos reagonte hapur ndaj këtyre spekulimeve. Megjithatë, një moment kyç në këtë sagë ishte kur Cllevio Serbiano ngre dyshime se Xhensila ishte “blerë” nga një bos në Dubai. Përballë këtyre akuzave, Xhensila reagoi fuqishëm në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër atyre që vazhdonin të flisnin për jetën e saj personale.
Thashethemet vazhduan të qarkullojnë, me disa duke aluduar se ndarja e tyre mund të ishte si rezultat i ndikimit të një shoku të ngushtë të Besit. Gjithashtu, u raportua se gjatë një qëndrimi në Zvicër, Xhensila u pa me një person të panjohur që dyshohet të ketë qenë pranë gjatë performancave të saj.
E gjithë kjo histori mbetet një mister i mbuluar me spekulime dhe aludime, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme nga publiku dhe fansat e çiftit. Kjo sagë e marrëdhënies së tyre tregon se jetët personale të personazheve publik janë shpesh nën vëzhgimin e pandërprerë të publikut dhe medias, duke i bërë ata subjekt të thashethemeve dhe spekulimeve të pafund.