Nëse të shtunat tuaja janë kthyer në të zakonshme dhe keni nevojë për pak të qeshura, atëherë “Papare Najt” është spektakli i ri i humorit që vjen për t’ju zbavitur. Sonte në mbrëmje, ky program i ideuar dhe moderuar nga mjeshtri i humorit, Agron Llakaj, do të nisë rrugëtimin e tij në ekranin e “Vizion Plus” në orën 21:00.
Me një trupë aktorësh të mirënjohur si Xhevahir Zeneli, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli, dhe Ersiljano Xhemollari, spektakli do të prezantojë ngjarje aktuale dhe fenomene shoqërore përmes humorit fin dhe batutave të përzgjedhura. Ndërkohë, aktori i njohur Behar Mera do të rikthehet për të dhuruar të qeshura dhe emocione.
“Papare Najt” synon të bëhet një nga programet e preferuara të humorit për shqiptarët, duke bashkuar familjet para ekranit çdo të shtunë.