Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini ka folur sot në News24 për situatën nga COVID-19 në vend teksa tha se jemi në një rrisk të shtuar. Sa i përket frikës së njerëzve për të shkuar në spital, Tomini tha se situata është e ndikuar dhe nga shfaqjet mediatike, duke bërë thirrje për të mos hezituar për shtrime në spitale.
“Aktualisht kemi një situatë me intensitet të lartë shfaqjes së COVID-19. Shifrat e fundit tregojnë një ulje. Drejt ezaurimit të kapaciteteve të COVID 3. Aktualisht kemi dhe një numri të lartë vdekjesh që vijnë si pasojë e komplikacioneve. Jemi në një risk të shtuar sa i përket COVID-19. Kemi shfaqje të infeksioneve respiratorë të poshtme dhe të sipërme. Shfaqet me intensitet të ulët por paralelisht me COVID-19. Grip akoma jo i konfirmuar në vend.
Është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të ‘facebook’, rrjeteve sociale, i ndikuar dhe nga daljet televizive, më mirë të trajtohemi në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familje, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital.
Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë.
Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor”, deklaroi Tomini.
Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se fëmijët janë transportues të virusit por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si adultët.
“Një tjetër motiv është impakti që pati karantina. Nga ana psikologjike pati një impakt tek kjo moshë. Që nga 14 shtatori deri kur ekspertët rekomanduan Ministrinë e Shëndetësisë për këtë ndërhyrje nuk është parë një pozitivitet i ndjeshëm në totalin e pozitivitetit. Nuk ka peshë madhore, është një përqindje e vogël përkundrejt totalit”, tha Tomini.