Dy kanale ndërkombëtare spanjolle nga Atresmedia janë shtuar në paketën televizive spanjole Viva, në pronësi të Virgin Media në Mbretërinë e Bashkuar.
Grupi mediatik Atresmedia është bërë kështu operatori i parë spanjoll që ofron shërbimet e tij në MB.
Kanalet që kanë nisur transmetimin në Britani janë Antena 3 dhe Atreseries, të cilat ofrojnë programet e tyre vetëm në gjuhën spanjolle. Hyrja në tregun e MB, përkon me 20-vjetorin e lindjes së Antena 3 International.
Atresmedia operon me tre kanale ndërkombëtare, Antena 3, Atreseries dhe Hello! TV që mund të ndiqen në vendet spanjisht folëse të Amerikës Latine, si dhe në SHBA, Kanada, Evropë dhe Afrikë.