Seriali Game of Thrones, vazhdon të bëjë jehonë. Lajmërimi i dy ditëve më parë, publikuar në website-in e kompanisë së produksionit spanjoll Fresco Film, për angazhimin e 600 figurantëve në serialin e famshëm të HBO ka tejkaluar pritshmëritë. Në faqen kompanisë janë regjistruar për të marrë pjesë në audicione plot 86.000 veta, një pjesë e të cileve do të jenë pjesë e shfaqjes në vendin e portretizuar të Dorne.
Kërkesat e shumta kanë mbingarkuar serverin e faqes së kompanisë spanjolle Fresco, e cila është detyruar të zgjerojë hapsirën e web-it për të plotësuar nevojat e të interesuarëve. Figurantët, që padyshim do të paguhen, nuk janë të gjithë persona të papunë: në fakt, një punonjës banke kanë zbuluar se ai mori një javë pushime vetëm për të marrë pjesë në xhirime.
Përtej popullaritetit të tij në vend, Game of Thrones do t’i bëjë shumë mirë ekonomisë spanjolle, sepse përveç që ka punesuar rreth 1000 persona, është tashmë edhe duke rritur shumë turizmin e saj, i cili njohu një rritje të qartë që nga dita kur u njoftua se seriali do të zhvendosej pikërisht aty. Në aspektin e shifrave Spanja duhet te jete mese e bindur, po te marrim parasysh se vitin e kaluar, për shembull, shfaqja ka sjellë në arkën e Irlandës së Veriut mbi 32 milion dollarë fitime
Burimi | EW