Mediaset Espana ka transmetuar në të tetë rrjetet e tij, në pikun e shikueshmerisë, spotin e realizuar për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cili ka refuzuar kërkesë padine e një grupi televizionesh komerciale, të ndërmarrë në 6 maj për mbylljen e disa kanaleve private në digital tokësor, përfshirë këtu dhe dy kanalet e Mediaset (La Siete dhe Nueve).
Mediaset kontrollon 41.55% të filialit spanjoll në bordin drejtues të të cilit janë ulur Fedele Confalonieri (si Zv. President) dhe Pier Silvio Berlusconi. Në total, rrjetet e Mediaset Espana (Telecinco, Cuatro, FDF, Boing, Divinity, Energy, La Siete dhe Nueve) kanë një audiencë të përditshme që është rreth 30%. Spoti i animuar tregon personazhet e një familje që kalojnë rrugën të sigurtë mbi vijat e bardha, ndërsa semafori është jeshil për këmbësorët; Megjithatë, një makinë e zezë parakalon të tjerat dhe shtyp dy nga pjestarët e familjes së lumtur.
Spoti mbyllet me fjalët «në kujtim të La 7 dhe La 9». Së bashku me rrjetet e tjera (Net TV, Veo Television, Union de Televisiones Comerciales en Abierto (Uteca) dhe Atresmedia), Drejtori i Pergjithshem i Mediaset Espana, Paolo Vasile, kishte paraqitur nje padi në Gjykate duke kërkuar anullimin e vendimit – i parashikuar nga një vendim i qeverisë Zapatero që daton në vitin 2010 për ndarjen e frekuencave dixhitale – ndërkohe që ka një kerkese padi ne Gjykatën Kushtetuese. Gjykata, megjithatë, vendosi ndryshe, «duke çuar perpara» vendimin e Ministrit të Industrisë, Jose’ Manuel Soria, qe eshte aplikimi i asaj që është vendosur nga Qeveria e kaluar, për të mbyllur 9 kanale të TDT. Vasile e ka quajtur «monstruoze» masën e ndermarre, duke shtuar se «për një gabim formal të një Qeverie që nuk është me jemi të detyruar për të mbyllur dy kanale».
Me poshte keni te mundesi te shikoni spotin kunder mbylljes së dy kanaleve të Mediaset Espana që ka ngjallur debate dhe polemika në opinionin publik në Spanjë.