Aleanca për Teatri ka shpërndarë ditën e sotme reagimin zyrtar të SPAK rreth kallëzimit të bërë në dhjetor dhe në maj për Teatrin.
Statusi i Aleancës
SPAK ka reaguar zyrtarisht për kallëzimin e bërë në dhjetor dhe në maj nga pjestarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Përmes kësaj letre e cila konfirmon lajmin e shpërndarë në media dje, institucioni në fjalë bën të ditur që kallëzimi i muajit maj është bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.
Procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë janë duke u kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithanshme.