Gjithçka është gati në shtëpinë e humorit Al Pazar, që mbrëmjen e të shtunës të ngrejë siparin e sezonit të shtatë dhe të plotësojë të vetmin mision: Rikthimin e të qeshurave tek publiku.
Nga një kast i larmishëm aktorësh, që nga mentorët e humorit Shqiptar dhe të rinj të talentuar do të marrin jetë shumë personazhe interesantë që do të parodizojnë situata dhe fenomene.
AGRON LLAKAJ – AUTOR I “AL PAZAR”
Al Pazar sivjet kemi ndërtuar brenda një strukture ndryshe duke patur qe nuk e kemi fatin ta kemi publikun në sallë kemi menduar që është një televizion Al Pazar Televizion. Brenda strukturës së televizionit është pronari tv, presdineti tv, e shoqja e vet. Mendoj se është një nukël e bukur artistike e cila do të jetë ajo që lidh gjithë Al Pazarin
Një nga risitë e spektaklit është edhe bukuroshja Inger Skura, e cila do të bashkëmoderojë me mjeshtrin e humorit Agron Llakaj.
INGER SKURA – MODERATORE
Është një gjë komplet e re nuk e kisha provuar asnjëherë as të moderoja as të futesha në skeçe të tipit të bësh humor për mua është kënaqësi është sfidë në të njëjtën kohë.
Shumë risi, surpriza dhe role të reja do të veshin skenën e teatrit të humorit.
XHENI HALLULLI – AKTORE
Nuk po ju them shumë është një dyshe që e kam me Gonin edicionin e lajmeve që do prezantojmë çdo numër dhe do të jetë një edicion si ato të kohës së qepës.
XHEJN FAMA – AKTOR
Sigurisht kësaj radhe më shumë se herët e tjera do kemi risi me këtë situatë që po kalojmë sjell me shumë situata humoristike dhe do ketë plot për t’i trajtuar.
Emra të rinj dhe premtues i bashkohen këtij mozaiku të larmishëm.
KLODIANA VATA – AKTORE
Për mua është një privilegj që të bëhem pjesë e stafit të Al Pazar. Kam disa role të ndryshme, janë goxha material të bukura që besoj se publiku do t’i shijojë nga ekrani janë materiale qe i përshtaten kohës sonë kane mesazhe brenda
Humor, karaktere te ndryshme dhe plot surpriza do të vijnë të shtunën mbrëma në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus.