Sot në orën 21 në ekranin e Top Channel do keni mundësi të ndiqni premierën e spektaklit Hells Kitchen.
Në këtë sezon të tretë shef Renato Mekolli ka marrë si asistentë më të mirët e konkurrenteve të sezonit të kaluar dhe premton të jetë akoma më i ashpër e kërkues për të nxjerrë më të mirën në talentin e konkurrentëve të Hells Kitchen. Program që ka si autore Olsa Muhametin ka shumë surpriza.
Mbrëmja e sotme do të jetë ndryshe nga ato që kemi parë në dy sezonet e kaluara.
16 konkurrentë në garë do të përballen me presionin e Kuzhinës së Djallit dhe vetëm një prej tyre do të jetë fitues. Do të jetë një rrugëtim i gjatë i mbushur me flakë e tym në kuzhinën e Hell’s Kitchen. E veçanta e këtij edicioni është se të gjithë konkurrentët do të kenë një hyrje misterioze të cilët do të mbajnë vënë maska dhe pelerina.
Edhe pse në pandemi dhe në kushte që nuk jemi përballur ndonjëherë nuk kanë munguar aplikimet dhe dëshira e shumë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion të 3-të do kemi 3 konkurrentë që vijnë nga gjermania, Anlgia dhe Italia gjë që në kushte të pazakonta e kanë bërë të mundur ëndrrën e tyre.
Ajo që është pak po e sigurt, është se “Kuzhina e Djallit” do të na çudisë pafund. Spoti që po transmetohet këto ditë është një enigmë edhe për vetë shefin. Me sy të lidhur ai gjuan me thika “konkurrentë të padukshëm” ku në krah ka nga dy konkurrentët finalist të edicionit të kaluar Visara dhe Francesko.
Një tjetër risi e këtij edicioni të tretë do të jetë dhe shënjimi i pjatës nga shef Renato. Ndryshe nga edicionet e kaluara ku konkurrentët e vendosin vetë se çfarë përgatisin këtë vit ka disa kushte. Për të gjithë konkurrentët shef Renato vendos 3 produkte për krijimin e pjatës.
Po kush do të jenë konkurrentet e vërtetë të këtij edicioni ? Do ta zbulojmë vetëm sonte në orën 21 ku do të hapim tiparin e një sezoni plot emocione,sfida, presion,fitoreje, zhgënjimi, lotësh dhe buzëqeshjeje.”