Nëse jeni mësuar që ditën e ditëlindjes të jeni në qendër të vëmendjes dhe të merrni sa më shumë dhurata do të befasoheni kur të mësoni që nuk do të jetë kështu sot për shef Renato Mekollin!
Sot shefi simpatik feston ditëlindjen e tij të 35-të dhe ka vendosur t’a kaloj ndryshe këtë ditë speciale. Përveç se do të jetë në krye të detyrës në restorantin e tij Umami në kryeqytet, Renato ka menduar të gostis të gjithë me ëmbëlsirën falas. Prandaj të gjithë ju që keni menduar të kaloni një të dielë jashtë, ka një arsye më shumë për të shijuar një drekë apo darkë të veçantë në një nga restorantet më të mirë, gatuar nga një shef po aq i mirë si Renato Mekolli.