Pas një pritje të gjatë për shkak të pandemisë së COVID, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë listën e plotë të fituesve për Lotarinë Amerikane.
Fillimisht pritej që përgjigjet të dilnin më 5 maj, por për shkak të situatës u shtynë deri më 6 qershor.
Por pavarësisht kësaj, DASH siguroi të gjithë personat aplikues se ky fakt nuk do të ndikontë në zgjedhjen e fituesve.
Kështu, sot rreth orës 18.00, do të keni mundësi të shihni a jeni përzgjedhur si fitues i “Green Card” , e njohur ndryshe dhe si Lotaria Amerikane.
Kujtojmë se ky proces ka mbi 20 vjet që aplikohet në Shqipëri, ku mijëra familje kanë patur mundësi të nisin një jetë të re në kontinentin e largët.