Prej sot pritet që në kryeqytet të fillojnë testimet serologjike për Covid-19 ku prioritet do të kenë personat më të rrezikuar, teksa testimet do të bëhen në Qendrën e Studentëve.
Momentalisht ka kapacitete për 100 teste në ditë teksa brenda dy javësh do të jemi kapacitetet në rreth 400 teste në ditë, njofton Klan Kosova
Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për Covid-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.
“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.