Kryeministri Edi Rama njofton se sot hapen prenotimet për të gjithë ata shqiptarë që duan të riatdhesohen nga Roma ditën e shtunë. Rama zbulon edhe shumat financiare, sa do iu kushtojë udhëtimi dhe karantinimi 14-ditor në hotelet e Durrësit këtyre qytetarëve.
Mesazhi i Ramës:
SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA
PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN
BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË