Në Tiranë nis sot Fest ’58, festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare, ngjarja kryesore artistike e fundvitit në Shqipëri. Natën e parë shikuesit në sallë dhe ata të RTSH do të ndjekin drejtëpërdrejtë 10 këngët e para, nga 20 që janë përzgjedhur për këtë festival. I pari ngjitet në skenë Bojken Lako me këngën “Malasen”, më tej Kanita me këngën e titulluar “Ankth”, Devis Xherahu me “Bisedoj me serenadën”, Sara Bajraktari me “Ajër”, Genc dhe Nadia Tukiçi me këngën “Ju flet Tirana”, Kamela Islamaj me këngën “Më ngjyros”, Elvana Gjata me këngën “Me Tana”, Aldo Bardhi me “Melodi”, Renis Gjoka me “Loja” dhe Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”.
https://www.youtube.com/watch?v=6H11a1J6Ts0
Këngët do të shoqërohen nga Orkestra Sinfonike e RTSH-së, Nderi i Kombit dhe do të jenë drejtëpërdrejtë.
Nata e parë e Fest ’58 do të jetë një spektakël prej më shumë se 120 minuta, me regji të Vera Grabockës dhe prezantim nga Alketa Vejsiu. Organizatorët do të sjellë jo vetëm këngët, por edhe të fshehta që do të zbulohen sot në mbrëmje në orën 21 drejtpërdrejt në ekranin e RTSH 1HD.