Sot në Shqipëri nis zyrtarisht stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e quajtur “Defender Europe 21”.
Lajmi është dhënë përmes një postimi në “Twitter” të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim. Ajo njoftoi se në Durrës ka mbërritur anija “USNS Bob Hope”, së cilës do të bashkohen më tej edhe dy anije të tjera. “#defender21 stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen” shkruan ambasadorja Kim.