“Dhoma 309” është seriali më i turk i cili nis sot transmetimet në Tring, në orën 20:00 në Jolly HD dhe në orën 21:45 në 3Plus. Historia e Lales dhe Onur do ju shoqërojë çdo mbremje për tu sjellë jo vetëm ngjarje të bukura por edhe shumë humor. Në rolet kryesore vjen aktorja e njohur nga seriali “Ëndërr luleshtrydhesh”, Demet Ozdemir dhe një nga aktorët më të kërkuar në Turqi, Furkan Palali. Në poshtë ju njohim me ta dhe dy aktorë të tjerë të serialit “Dhoma 309”.
Demet Ozdemir
Ka lindur më 26 Shkurt 1992 në Kocaeli. Ajo ishte fëmija i tretë i familjes së saj. Pas divorcit të prindërve, ajo u trasferua në Stamboll me nënën dhe të motrën. Pasi mori pjesë në grupin e kërcimit të këngëtares Begyn, ajo filloi të kërcente si nxitëse tifozësh. Më pas mori pjesë në klipin e Mustafa Sandal. Në 2013 pati eksperiencën e parë në Fox TV, duke punuar me Esra Ronabar, Murat Han dhe Ekin Koç. Më pas fitoi rolin e ” Ajlin” në telenovelën “Do të jap një sekret” dhe rolin e Ajlës në filmin “Kurti dhe Shura”. Gjithashtu është shfaqur në filmin “Mbaje fjalën” me rolin e “Demet”.
Ka marrë pjesë në klipin e këngëtares Begyn në këngën “Hodri Mejdan” . Në Qershor të 2016 lidhi kontratën me Fox Tv për serialin me titull “Dhoma 309” në rolin e “Lale”.
Furkan Paklali
Në vitin 2011 u shpall Best Model of Turkey dhe pas kësaj emri i tij u radhit mes kandidaturave për përzgjedhjen e Best Model of the World. Që nga viti 2010 ka marrë pjesë në një sërë sfilatash mode kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe njëkohësisht, po në këtë vit, filloi edhe karrierën teatrale, në Teatrin e Tuncay Ozinel. Është aktori i parë i teatrit që u përzgjodh Best Model of Turkey.
Furkan ka luajtur në teatrin “Kucuk Sirlarda” në rolin e Arasit; në “Adini Feriha koydum” u shfaq si aktor/model I ftuar (guest actor); në “Uyan Uyan Gazi Kemal” personazhet Samdan Mehmet, doktor Zekiu dhe Raushi (vitet 2010-2011); dhe në “Tetikci” (në rol kryesor). Pasi u shfaq 6 herë në rolin e aktorit kryesor në teatrin “Tetikci” me skenar dhe regji të Ferdi Merter, në teatrin Tepebasi, Furkan Palali u largua nga rolet teatrale. Në 17 shkurt 2012, u shfaq në rolin e Giray-it, duke hyrë nga episodi i 14të i telenovelës “Hayat devam ediyor”.
Gjithashtu, ka luajtur në telenovelën “Kizilelma” me regji të Osman Sinav që u shfaq në kanalin TRT 1, në rolin e Murad Altay, një punonjës i shërbimit sekret shtetëtor turk. Telenovela u shfaq në kanalin TRT në janar të vitit 2014 dhe përfundoi në tetor të vitit 2014 me episodin e 28-të. Ka luajtur në rolin kryesor në telenovelën “Son Cikis” që filloi në kanalin TRT 1. Ka interpretuar në rolin kryesor në filmin kinematografik “Somuncu Baba Askin Sirri” që u shfaq për here tëparë në 1 prill 2016.
Seriali i fundit në të cilin ka luajtur rolin kryesor është “Dhoma 309”.
Sevinc Erbulak
Është vajza e një aktoreje teatri (Fusun Erbulak) dhe aktori teatri (Altan Erbulak).
Është aktore e teatrit të Stambollit. Ka luajtur gjithashtu edhe në telenovela televizive dhe filma kinemaje. Në vitin 2002, botoi librin me titull “Gozunu kirpma duserim”, botuar nga shtëpia botuese Epsilon Yayinlari. U martua me një avokat, Dalin Midyat, dhe në vitin 2006 erdhi në jetë vajza e saj të cilës ia vuri emrin Zeynep Kavin. Në festivalin e 17 të Afife Tiyatro Odulleri ishte antare jurie. Në vitin 2013, aktroi përkrah Yigit Sertdemir , Ozen Yula, Cem Uslu dhe Mirza Metin në teatrin “Gezerken”.
Mehmet Cihan Ercan
Skenarist turk, pjesëmarrës në dublime filmash, sportist dhe aktor.
Aktori Mehmet Cihan Ercan që është me origjinë nga Adana, ka studiuar 4 vite në Universitetin e Ankarasë, dega teatër. Pasi u diplomua luante handball dhe me skermë, por më pas, pasi u apasionua pas aktrimit, e la sportin. Luajti në tellenovelën “Lejla dhe Mexhnuni”, në rolin e mirënjohur të Cihan Ercanit, si dhe në telenovelën “Ben de Ozledim”