Sot në serialet e Tring do të ndiqni:
Jete, ora 21:00 – 3Plus
Ep. 67
Kur shikon se Hajati është larguar nga shtëpia dhe ka lënë aty unazën e martesës, Murati do të rendë pas saj që t’i kërkojë falje. Keremi më në fund do të kërkojë dorën e Ipekut. A do ta falë Hajati Muratin apo është tepër vonë?
Mos u dorëzo, 21:45 – 3plus
Episodi 151
Fatihu merr vesh që numri i mesazhit që kërkon Nuri është i Firketit. Ai përballet me të në kompani.
Ajtyli sheh që Ixhlalin e telefonon Firati dhe nuk i pëlqen aspak kjo gjë.
Rikthimi 19:00 3Plus
Episodi 107
Monika informon Kamilën që e kanë droguar dhe e kanë futur në kurth.
Emiliana e përzë Elenën nga shtëpia, duke i përplasur në fytyrë që askush aty nuk e do më. Elena i tregon të gjithëve ekografinë me ultratinguj të foshnjës së pret. A do të jetë e vërtetë shtatzënia e saj?