Jete, ora 21:00 – 3Plus
Episodi 73
Azimeja dhe gjyshi do të bëjnë çmos për të pajtuar dy të rinjtë. Cila është surpriza që u kanë përgatitur? A do të pranojë Keremi të marrë mësime kërcimi kur Ipeku ia kërkon me ngulm? Situata tensionohet shumë kur Lejlja kthehet sërish në shtëpi.
Mos u dorëzo, 21:45 – 3plus
Episodi 158
A do të shkojë Jigiti të takojë Nurin në burg? Kush do të porositë vrasjen e Nurit? Tajari urdhëron Xhahitin të martohet me vajzën e tij. Po Emini do të pajtohet me Jagmurin?
Rikthimi 19:00 3Plus
Episodi 113
Monika shkon në shtëpinë e Karlosit dhe i kërkon që të lirojë Kamilën.
Kjo e fundit dëgjon bisedën mes tyre. Diego dhe Gabrieli arrestohen gabimisht nga policia për plagosjen e Edit. Ç’do të ndodhë më tej mes Karlosit, Kamilës dhe Monikës ?