-Dugba e pyet Kumudin nese e dashuron Sarasin. Kumud i thote se zemra i thote po por nuk e di nese ai e dashuron gjithashtu. Kumud vendos ti thote Sarasit se e dashuron. Ajo ben prova para pasqyres si t’ja thote.
-Kumari flet me te dashurin ne telefon. Dugba e kap duke folur por Kumari e genjen.
-Naten Kumud mendon per Sarasin dhe fjalet qe ai i tha, ate e mundon pyetja nese Saras e dashuron gjithashtu apo jo, Kumud vendos ti jape pergjigje pyetjes se saj. Ajo shkon ne dhomen e Sarasit dhe e sheh duke fjetur. Ajo ulet prane tij dhe i ben fresk. Saras zgjohet dhe habitet kur sheh Kumudin.
KUMUD: Doja te dija…
SARAS: Cfare?
KUMUD:…asgje.
SARAS: Kumud me degjo.
Kumudi iken nga dhoma. Saras e ndalon dhe i thote: Cfare do te dish?
KUMUD: Cfare doje te thoje me fjalet qe me the? Cfare ndjenjash? Sheh ne syte e mi ate qe shoh une ne syte e tu?
SARAS: Cfare sheh?
KUMUD: Pergjigju ti i pari
SARAS: Dashuri…Tani me thuaj cfare sheh ti ne syte e mi.
KUMUD: Dashuri.
SARAS: Mbase
KUMUD: Jo mbase, jam e sigurte qe te dua.
Saras gezohet. Kumudi behet te ike por Saras e perqafon.
Guman i shikon dhe shokohet. Bie nje vazo lulesh dhe Gumani fshihet. Kumud largohet.
-Ne mengjes Guman pyet Kumudin para te gjitheve se ku ishte mbreme. Kumud i thote se ishte ne dhomen e vet. Guman i thote se shkoi ne dhomen e saj por ajo nuk ishte aty. Te gjithe shokohen. Dugba i thote se Kumudi ishte ne dhomen e saj.
-Gunial (mamaja e Kumudit) i thote Kumarit dhe Jashit te ngrijne grilat. Saras dhe Kumud ngrijne grilen gjithashtu. Ata shikohen dhe qeshin me njeri tjetrin. Gumani i shikon dhe behet me nerva.
-Saras, Kumud, Sani dhe Kumari flasin me letra. Jashi e shikon lojen e tyre dhe nderron letren. Guman e shikon kete dhe qesh. Jashi i thote Gumanit se e beri punen qe ajo i tha. Ne leter shkruhej qe ata te takoheshin ne tarrace.
-Saras dhe Kumud takohen ne tarrace. Kumud i thote Sarasit se nuk i kishte thene te vinte ne tarrace. Ata e kuptojne qe dikush po luan me ta. Kumud largohet pasi ka frike mos e shohe njeri. Ajo perballet me Gumanin e cila i thote se e ka shkruar ajo letren. Guman i thote Kumudit se ajo nuk do qe Kumud te hyje ne jeten e Sarasit.
Marre nga Sarasvaticandra – TV Klan