Janë orët e fundit të provave për natën finale të Festivalit “Kënga Ime” në televizionin Klan. Pas 14 javë rrugëtimi, 22 artistët finalistë do të ngjiten sonte në skenën e teatrit të televizionit Klan.
“Kënga Ime”, do të ketë shumë fitues.
Një prej tyre do të jetë çmimi “ Nexhmie Pagarusha” që do ta japë vetë mbreteresha e këngës shqipe, e cila është e e ftuara e nderit në natën finale.
Legjenda e gjallë e këngës shqipe thotë se festivali “Kenga Ime” ka zgjuar tek të rinjtë e sotëm dashurinë për këngët popullore e qytetare.
Festivali Kënga ime ka mbajtur të mbërthyer teleshikuesit për 14 të shtuna rresht, duke shënuar një tjetër rekord të shikueshmërisë në televizionin Klan.
Burimi | TV Klan