Hazal është e dëshpëruar dhe përpiqet të marrë vëmendjen e prindëerve të saj duke gjetur mënyrën që të sëmuret. Xhihani dhe Gulseren takohen. Ai i rrëfen se Ozkani është takuar me Xhansunë dhe diskuton sërisht mbi fatin e vajzave të tyre. Rahmi takohet me Keriman. Për çfarë do të debatojnë ata? Gulseren ka ditëlindjen. Një tufë me lule vjen si dhuratë. Kush është dërguesi? Rahmi kalon orë të tëra duke humbur shuma të konsiderueshme në kumar.
Xhihani dhe babai i tij kalojnë disa momente sëbashku. Dilara shkon të takojë Xhihanin në punë, për çfarë do të diskutojnë ata? Gulseren nuk mundet të qëndrojë te Deira, pas miqve që kanë ardhur te shtëpia e saj, ndaj dëshpërimisht kthehet në shtëpinë e Ozkanit. Ky i fundit përpiqet të afrohet sa më shumë me Gulseren. Mes tyre ka një përleshje dhe Gulseren kërcënon të hidhet nga dritarja. Kur Rahmi mëson se Alper fshihet pas sulmit të së birit e godet dhe e lë atë në kufij mes jetës dhe vdekjes. Kur Deria mëson se Gulseren është rikthyer në shtëpinë e saj shkon menjëherë ta takojë.
Xhihan mëson sulmin që babai i tij ka bërë ndaj Alperit dhe përballet me këtë fakt me Dilarën dhe Rahmiun. Keriman kupton se vëllai i saj nuk do ta ndihmojë për një jetë më të mirë, ndaj vendos të mbajë anën e Gulserenit. Ozkan sulmon një nga trupërojet e Xhihanit dhe dëmton makinën e tij. Xhihan e denoncon në polici. Gulseren kalon kohë me Xhansunë të te qendra e hipizmit. Xhihan vjen më vonë dhe i kërkon Gulseren të qëndrojë larg Ozkanit. Ozan ka dyshimet e tij lidhur me Hazalin, ndaj fton shoqen e saj të ngushtë për të dalë.