Sot në mbrëmje ora 20:05 në TV Klan do të ndiqni tre episode të “Fate të Kryqëzuara, ja se çfarë do të shihni:
Dëshmitë tregojnë se sulmi i Ozanit ishte veprim mbrojtës, ndaj ai lirohet të nesërmen. Hazal ndihet e dëshpëruar dhe në ato momente, Dilara e pyet nëse dëshiron të jetojë me ta, pa marrë më parë mendimin e Xhihanit. Sigurisht që Hazal nuk e lë rastin të humbasë ndaj paketon gjërat dhe shpërngulet. Dilara vepron kështu vetëm që të lëndojë dhe të hakmerret ndaj Gulseren. Ajo mendon se Xhihan ka lënë shtëpinë për Gulseren. Keriman dhe Gulseren debatojnë në shtëpi dhe Gulseren e godet kur ajo e akuzon si tradhëtare. Keriman betohet që do të marrë hak dhe telefonon avokatin duke i thënë se paratë janë gati. Gulseren i përgjërohet Hasal që të kthehet pas në shtëpi, por ajo refuzon.
Dilara pranon divorcin me kushtin e vetëm që Hazal dhe Xhansu të jetojnë me të dhe se Gulseren nuk do të shohë më kurrë vajzat e saj për asnjë rast. Hazal ka një sjellje të egër, të llastuar dhe harbute, por Dilara toleron këtë lloj sjellje pasi qëllimi i saj i vetëm është që të lëndojë Gulseren. Keriman flet me të vëllain duke i thënë se Gulseren e ka tradhëtuar, pasi ka një histori me Xhihanin. Dilara i rrëfen Xhansusë se Xhihani i kërkon divorcin dhe se ai ka marrëdhënie me Gulseren. Kur Ozani mëson këtë fakt, shkon në shtëpinë e Gulseren dhe përballet me babain e tij.
Xhihan qetëson marrëdhënien e tij me Gulseren. Nga ana tjetër të gjithë tronditen me lajmet nëpër mediat e shkruara dhe elektronike në të cilat thuhet se dashuria e ndaluar mes Xhihanit dhe Gulseren vazhdon prej 15-vitesh dhe se Hazal është fëmija e tyre e jashtëligjshme. Keriman vendos të hipotekojë shtëpinë, por në fund ajo kupton se ajo është mashtruar nga avokati. Dilara ndihet keq për statusin e familjes së saj, ndaj vendos të bëjë një intervistë në një emision televiziv për të pastruar emrin e familjes.
Gulseren pranon gjithashtu të jetë pjesë e kësaj interviste për të plotësuar dëshirën e Hazal. Në momentet e fundit, Ozan përfshihet në intervistë dhe fyen Gulseren në sy të kamerave. Xhansu, duke mos përballuar situatën, largohet nga shtëpia duke lënë një letër pas.
Marrë nga TV Klan