Dashuri e Tadhëtuar, ora 17:00 – 3Plus
Mona dhe Pradipi gjejnë paratë e fshehura në dollapin e Bulbulit. Kë do të akuzojnë ata për vjedhjen? Pradipi dëbon Shorjën nga shtëpia, por a do të tregojë ai të vërtetën e Anushkës?
Shumë Dashuri, 19:00 – 3Plus
Oriana zemërohet keq kur Alberto mbron Mian. E motra supozon se Mia ndien diçka për
Alberton. Bruno poshtëron Karolinën, teksa ajo përpiqet të shpëtojë martesën e tyre. Mia zbulon se Alberto dhe Oriana janë të fejuar. E përlotur, Mia rend në dhomë.
Flakë Pasioni, ora 21:00 – 3Plus
Çfarë do të bëjë Kerimi dhe familja e tij kur të mësojnë për fotografitë e Hyljasë dhe Xhemit? Si do të reagojë Zejnepja kur të kuptojë se e kanë mashtruar? Syhejla e detyron Bajramin të shkojë në punë, por a do të pranojë ai?
Dhoma 309, 21:45 – 3plus
Gjatë qëndrimit në Agva, Lale takon rastësisht ish të dashurin e saj, Ersinin Kurtullushi organizon një shëtitje në park bashkë me Niluferin dhe të bijën. Nergisi del për piknik me Sametin, por detyrohet t’i tregojë nënës së saj të vërtetën.