Dashuri e Tradhëtuar – ora 17.00 (3 Plus)
Vihani do t’i propozojë Anikës për martesë, por a do të pranojë ajo? Me kë do të takohet Mona pas kaq shumë kohësh? Çfarë lajmi do të marrë Bulbuli pas një telefonate?
Përgjithmonë e Jotja – ora 18.30 (3 Plus)
Foshnja e Olvidos lind falë ndërhyrjes në kohë të Panços. Nelsoni dhe Çui çohen në stacionin e policisë. Kur Nelsoni thotë se ka lidhje me persona të rëndësishëm, ai sulmohet nga disa huliganë në qeli. Çui i thotë Vanesës se vëllai i saj ka lënduar motrën e tij. Pasi lirohet nga burgu, Çui i thotë Vanesës se do ta lërë punën, sepse është i dashuruar me një grua tjetër.
Shumë Dashuri – ora 19.00 (3 Plus)
Davidi vjen befas në dyqanin e ëmbëlsirave të Mias dhe e gjen atë në krahët e Albertos. Si do të reagojë ai? Reneja përplaset ashpër me doktor Rafaelin për romancën e tij me të ëmën. Eloi dhe Tereza nisin një jetë të re si çift.
Altagrasia dhe Oriana organizojnë një festë beqarie për Mian. A do të bjerë ajo në grackën e tyre?
Flake Pasioni – ora 21.00 (3 Plus)
Hyseini darkon me Melekun. Mahiri takohet dhe kalon kohë me Burçinin. Pasi gjykata merr vendim që Mehmeti t’i bëhet testi AND-së, Hylja merr Mehmetin dhe largohet me shpejtësi të madhe nga shtëpia. Kush e telefonon Kerimin dhe i jep një lajm që do ta tronditë?
Dhoma 309 – ora 21.45 (3 Plus)
Pasi sheh sallonin e makinave të Kurtullushit Niluferi dyshon se ai ka gjetur ndonjë të dashur të pasur. Nergisi zbulon rastësisht se Kurtullushi dhe Sameti njihen bashkë. Lale bisedon me dr.Onurin dhe i thotë se nuk do të vizitohet më tek ai. E vendosur deri në fund që të ndajë Lalen nga Onuri Pelinsuja shkon t’i tregojë Songylit për kontratën paramartesore.