-Karani vjen dhe thote se ai tashme do te jetoje ne familjen e tyre pasi eshte e drejta e tij. Ranviri nervozohet por Aleku e qeteson. Karani merr vesh se Indraxhiti nuk i ka thene Vasus dhe ai thote se do vendose nese do ti thote apo jo Vasus. Ai futet ne dhomen e Indraxhitit, heq foton ku ka dal e gjithe familja dhe ve foton e mamase se tij. Ragni i thote Karanit se nuk ka te drejte te prek gjerat e kesaj familje. Karani i thote ta respektoje ate pasi ai eshte vellai i madh i kesaj familje. Motrat largohen. Sadna degjon teksa Karan flet me foton e mamase se tij dhe i thote se nese ajo do ishte gjalle do ishte shume e lumtur. Sadna i thote Karanit se mamaja e tij sdo e ishte e lumtur te shihte kete qe po ben ai. Ajo iken duke lene Karanin ne mendime.
-Aleku i thote Ranvirit se duhet ta mbeshtesin Indraxhitin por Ranviri i thote se smund ta fale ate.
-Indraxhiti eshte i shqetesuar dhe pyet Ragnin nese Ranviri ka hapur telefonin, Ragni i thote jo. Indraxhiti thote oh Zot e gjithe kjo po ndodh per fajin tim, ne fund te fundit kush djale do falte babain e tij per kete gabim kaq te madh? Sadna i thote: jo baba, mos mendo keshtu, nese shkaterrohesh keshtu si do e perballojme kete problem? Mami mund te vi ne cdo kohe, duhet te mendojme si ti themi. Ragni thote se Vasu ka telefonuar dhe tha se eshte rruges. Indraxhiti thote: se di si tja them kete Vasus. Vasundra vjen dhe thote: E dija qe me kishe bere surprize. Ajo thote se ka bere pazar per te gjithe dhe se nuk shkoi tek Guni dhe Pratam, femijet donin te vinin ne shtepi por ajo refuzoi sepse si do ti thote per Avnin dhe Navinin. Tani po shkoj te shoh cfare surprize me ke bere.
-Vasundra shkon ne dhome dhe sheh foton e Kusumit dhe rrobat e Karanit. Ajo pyet Indraxhitin cfare eshte gjithe kjo, te kujt jane keto rroba. Karani vjen dhe i thote se jane te tijat. Vasu spo kupton cpo ndodh.
-Ragni telefonon Ranvirin dhe i thote se Vasundra ka ardhur dhe ka disa probleme ne shtepi. Vasundra dhe Indraxhit zihen ne lidhje me qendrimin e Karanit ne shtepi. Ranvir dhe Aleku vijne. Aleku do tja shpjegoje asaj por ajo eshte e nervozuar dhe nuk e le te flase. Vasundra do te telefonoje policine por Karani vjen dhe i thote mos ta beje ate gabim se do pendohet. Ai i thote: cfare do i thuash policise? qe burri jot me dha nje pjese te pasurise. Vasu i thote ti je kriminel dhe behet gati ti telefonoje policise por Guni dhe Pratam vijne. Te gjithe shokohen. Femijet i ka sjelle Karani. Guni dhe Pratam pyesin per Avnin dhe Navinin dhe Vasu i thote se ata kane ikur por do kthehen shpejt.
Marrë nga Bidai – TV Klan