-Sakshi i thote Gunit te kujdeset per Kushin dhe largohet.
-Vineti ngrihet ne detyre ne pune. Ai behet anetar i bordit drejtues te kompanise.
-Malti shkon ne spital dhe atje sheh Sakshin. Malti pyet infermieren se cfare ben Sakshi ketu dhe infermierja i thote se Sakshi eshte shtatezene.
-Ragni i blen lodra Kushit dhe luan me te qe ta beje te qesh. Kushi kerkon qe Aleku ta fale. Ragni e siguron per kete.
-Doktoresha i thote Sakshit se pas 1 muaji do filloje ti duket barku. Sakshi tensionohet.
-Sakshi del nga zyra e doktoreshes dhe perballet me Maltin. Malti e pyet nese eshte shtatezene. Sakshi i thote jo. Ajo i thote Maltit se nje shoqja e saj eshte shtatezene dhe i dashuri e ka tradhtuar dhe tani Sakshi po e ndihmon duke bere veprimet ne emrin e saj (trillime).
-Malti vizitohet vet dhe doktoresha i thote se ajo nuk eshte shtatezene por ka probleme me gastritin dhe duhet te kete kujdes me ushqimin. Malti e pyet doktoreshen per Sakshin dhe ajo i thote se Sakshi eshte disa javeshe shtatezene.
-Nga ana tjeter Vineti ka te shkuar me te punes ne feste per te festuar ngritjen ne detyre. Ai kthehet per ne shtepi me makine por eshte i dehur dhe bie shume shi. Malti e merr ne telefon dhe Vineti duke pare telefonin perplas dike me makine. Ai largohet nga vendi i ngjarjes.
-Aleku gris fotot e tij me Kushin. Ragni vjen dhe e pyet pse po e ben kete. Aleku i thote se po shkeput cdo lidhje me Kushin dhe se ai po qendron larg Kushit per te miren e saj. Ragni nxehet dhe i thote se ai duhet te beje sic ben babi i Temit dhe neser duhet te shkoje ne shkolle per Kushin. Ragni i betohet per shpirtin e Sadnes dhe largohet. Aleku futet ne mendime.
-Ragni dhe Sakshi jane ne kuzhine duke gatuar. Malti merr ne telefon Ragnin dhe i thote se duhet te takohen urgjentisht. Sakshi pret gishtin me thike padashje nga frika se mos Malti i tregon Ragnit. Ragni sheh se Sakshi zbehet komplet dhe dyshon.
-Malti vjen ne shtepine Raxhvanxh. Vasundra pyet Maltin se cfare ben ketu kaq vone. Malti behet gati tja thote per Sakshin por Sakshi e nderpret dhe i thote te ulet sa te shkoje te marr caj. Sakshi derdh uje mbi Vasundren padashje gjasme dhe Vasundra iken te ndrrohet. Malti i thote Sakshit se ajo eshte nje genjeshtare dhe se Ragni kishte te drejte. Sakshi i thote se Vineti ka bere nje aksident dhe e kercenon Maltin se nese ajo flet do e fus Vinetin ne burg. Sakshi i tregon dhe videon e aksidentit. Malti frikesohet.
-Ragni vjen dhe pyet cfare do ti thonte dhe Malti i thote se do i thoshte dicka per tu bere mama. Vasundra pyet kush eshte shtatezene dhe Sakshi i thote se Malti eshte shtatzene. Malti thote se nuk eshte shtatzene por kujtonte se ishte. Malti largohet.
-Ragni flet me Anmolin dhe i thote se dyshon per Maltin pasi pse duhet te vinte ajo te thoshte qe nuk ishte shtatzene…
-Vineti ndihet keq per aksidentin dhe i thote Maltit se do shkoje te dorezohet ne polici por Malti i thote te mendoje per Kavjan dhe e bind ate te mos shkoje.
-Anmol dhe Alek shkojne me vajzat ne shkolle per diten e Baballareve. Mesuesja i jep aktivitete prinderve qe ti bejne bashke me femijet por Aleku nervozohet dhe largohet.
Marre nga Bidai-Tv Klan