-Oficeri ka ardhur ne shtepine Raxhvanxh bashke me pronarin e shtepise se Alekut. Ai kerkon demshperblim nga Vasundra pasi shtepia qe ai dha me qira u dogj. Vasundra thote se ajo cfare fitoi nga ai zjarr eshte me e rendesishme prandaj i thote se do e paguaje me shume sec ai meriton. Ajo i jep atij nje shume parash. Pronari e falenderon kurse oficeri i thote: Keta e blejne lirine dhe lumturine me para.
-Ragni telefonon Ranvirin dhe i thote te takohen. Ajo i tregon Ranvirit gazeten dhe lajmin. Ata shkojne dhe takojne burrin e Sumanit i cili eshte i pire dhe i thote se Suman ka ikur.
-Indraxhiti eshte ne zyre. Dikush i telefonon dhe e mbyll. Me pas personi i bie perseri dhe thote “U shqetesove kur nje person nuk tu pergjigj. Ke menduar per njerezit qe kane pritur nje jete te tere per nje pergjigje? Mendo dhe per ata z.Raxhvanxh.” Indraxhiti i thote cfare po thua? pse me telefonon? te thashe qe skam lidhje me ty. Personi i thote “ne rregull ti nuk ke lidhje me mua, por ti ke pasur lidhje me Kusum Sina.” Indraxhit shokohet dhe thote cfare? nuk e njoh ndonje Kusum Sina. Personi i thote: Oh vertet? Pse dukesh i tensionuar? Indraxhiti i thote nuk njoh ndonje Kusum Sina dhe e mbyll telefonin. Telefoni bie perseri dhe Indraxhiti i bertet por kete here eshte Aleku. Aleku e pyet cfare ndodhi dhe Indraxhiti i thote se dikush e merr ne telefon qe nga mengjesi dhe eshte numer gabim.
-Ranvir dhe Ragni shkojne tek shtepia e Anandit por pronari i shtepise i thote se Anandi ka ikur para 2 diteve. Ranviri i thote Ragnit se ka parandjenjen se Suman dhe Anandi kane dicka bashke sepse eshte e cuditshme qe te dy jane larguar. Dhe e verteta eshte se ishte Anandi ai qe te prezantoi me Sumanin. Ranvir dhe Ragni shkojne te pyesin Prakashin. Prakashi i thote se Anandi nuk ka ardhur per 2 dite.
-Ranvir dhe Ragni shkojne ne rajonin e policise. Ragni thote se duhet ti tregojne policise gjithcka. Sapo ata po shkojne brenda Ranvirit i bie telefoni. Personi e pyet Ranvirin: Cfare do i thuash policise? Dhe kush do te te besoje? Sot pe kete foto, po sikur neser te shohesh nje foto ku duken qarte vajzat me Sumanin? Si do ja thuash kete prinderve? Shko ne shtepi tani dhe thuaji prinderve te verteten. Personi e mbyll. Ranviri i thote Ragnit se duhet te shkojne ne shtepi.
-Nga ana tjeter Vasundres i vijne shoqet dhe takohen me Alekun dhe Sadnen. Aleku i thote Sadnes se eshte koha e ilaceve dhe e merr ate ne kuzhine. Sherbetori vjen me nje zarf dhe Vasundra i thote ta lere ne tavoline. Ai e le zarfin ne tavolinen ku eshte Sadna. Sadna e hap zarfin dhe sheh brenda fotot ku shfaqet ajo duke punuar me Ragnin dhe Sumanin. Ajo ja tregon Alekut dhe i thote se nuk e kupton se ku dhe si u bene keto foto. Ata shkojne perseri tek shoqet e Vasundres dhe vene fotot perseri ne zarf por njera bie ne toke. Ranvir dhe Ragni vijne. Vasu prezanton Ranvirin dhe Ragnin gjithashtu.
-Pasi shoqet e Vasundres largohen, Ragni gjen foton pertoke. Sadna vjen dhe i tregon per fotot. Ajo i thote se ishin te tjera foto ne zarf por zarfi nuk eshte. Aleku vjen dhe thote se e mori Indraxhiti zarfin. Ranviri shkon tek Indraxhiti dhe Indraxhiti eshte duke pare fotot. Ai thote “a seshte kjo foto qe pame ne mengjes ne gazete?” Ranviri shkon tek Indraxhiti dhe Indraxhiti eshte i habitur. Vasundra vjen dhe pyet cpo ndodh. Ragni i shpjegon gjithcka Alekut dhe Sadnes. Me pas Ragni ja shpjegon dhe Vasundres dhe Indraxhitit “ne shkuam tek ajo grua per pune, nuk e dinim kush ishte. Anandi na coi atje. Nuk e dime ku eshte as ai.”
Marrë nga Bidai – Tv Klan