Sot në Bidai do të ndiqni:
-Ranvir dhe Alek i kerkojne falje Vinetit per gjithcka qe Navini i beri dhe i ofrojne te kthehet ne pune perseri. Vineti nuk pranon, ai do te gjeje pune vet.
-Vasundra ben pergatitjet per ardhjen e Sadnes, Ragnit, Ranvirit dhe Alekut. Koshalia vjen dhe e ndihmon Vasun ne dekorimin e ambjentit.
-Sadna, Ragni, Ranvir dhe Alek kthehen ne shtepi. Vasundra i ben ritualet. Ajo i thote te shkojne te shplodhen.
SADNA: Mami nuk do me flasesh?
VASU: Alek te thashe ta coje ne dhome.
Sadna afrohet drejt Vasus dhe i merren mendte por Vasu nuk e le te bie.
SADNA: Nese ke kaq shume dashuri per mua ne zemren tende atehere pse nuk me flet? Ti kujdesesh per mua, gatove per mua por nuk erdhe te me takoje ne spital. Mos bera ndonje gje gabim? Je e nevrikosur me mua?
VASU: Cfare te them? Une gjithmone te kam bertitur, te kam dhene kaq shume dhimbje. Pas kesaj si do e fal une veten. Dua te flas me ty, dua te te them sa shqetesohem per ty por sa here vij afer teje kujtoj gjithcka qe te kam bere.
SADNA: Ti je e mire, nese nuk do ishe pse do kerkoja te te takoja, prej teje jam akoma gjalle.
Vasundra dhe Sadna perqafohen.
-Aleku con Sadnen ne dhome dhe flasin per pasigurite qe kane pasur me perpara.
-Ranvir dhe Ragni ikin qe te bejne pergatitjet per pervjetorin e marteses se Vasundres me Indraxhitin.
-Aleku merr Sadnen me makine dhe shkojne ne park. Sadna sheh personin qe i vardisej kur punonte per Malikan. Ajo frikesohet. Aleku shkon dhe i thote atij se e di te verteten. Sadna shokohet.
-Vineti vjen ne shtepi i gjakosur dhe thote se u zi ne pune pasi disa punonjes i ofenduan familjen.
Marrë nga Bidai – TV Klan