Sot në Bidai do të ndiqni:
-Malti takohet me Avnin dhe e genjen ate duke i thene se tani qe ata u bashkuan Vasu do e nxjerre Avnin jashte nga shtepia. Avni i thote se ajo dhe Navini kane bere nje plan qe te ndajne Vasun nga Aleku dhe Ranviri. Malti e pyet se cfare ka ndermend te beje por Avni nuk ja thote.
-Aleku vjen ne dhome dhe e pyet Ragnin nese Sadna e hengri supen. Ragni i thote qe ajo as nuk e preku dhe Aleku ulet ta ushqeje Sadnen kurse Ragni largohet sepse e telefonon Malti. Malti i thote Ragnit se Avni tha qe do i beje keq dikujt dhe fajin do i bie Vasundres. Ragni thote se shenjestra e tyre do jete Sadna.
-Doktori thote se neser Sadna mund ta lere spitalin dhe te shkoje ne shtepi por duhet te kujdesen per te pasi eshte akoma e pafuqishme.
-Ragni eshte me Vinetin dhe Maltin. Ragni merr ne telefon Vasun dhe e pyet se kur do vije. Vasundra i thote se do vije nga ora 7 qe te sjelle dhe ushqimin e Sadnes. Malti thote se Vasundra eshte e turperuar dhe nuk po perballet me Sadnen por vetem po i gatuan ushqim e po ja sjell. Ragni arrin te kuptoje planin e Avnit dhe Vinetit. Ajo thote se nese dicka i ndodh Sadnes, Aleku dhe Ranviri nuk do e besojne Vasun keshtu qe plani ka te beje me ushqimin e Sadnes dhe Avni do i hedhe helm ushqimit te Sadnes.
-Vasundra, Avni dhe Navin vijne ne spital. Ragni i thote Vinetit ti mbaje syte tek Navini kurse Ragni dhe Malti shkojne brenda.
-Vasundra i thote Avnit ti ushqeje Sadnes gjellen. Avni hyn ne dhome dhe i thote Alekut se ushqimin e ka bere Vasundra dhe nuk na la as ta ndihmonim. Ajo ja jep Alekut qe ta ushqeje Sadnen. Sapo Sadna behet gati per ta ngrene, Ragni vjen dhe e ndalon. Ajo merr ushqimin dhe i thote Avnit “Kunate haje kete”. AVNI: une? pse une? cfare ndodhi?
RAGNI: Cfare do qe duhej te ndodhte po ndodh. Ti haje kete
AVNI: nuk po kuptoj cfare do te thuash?
RAGNI: Haje, ti e kupton kete te pakten. Haje. Nese e ke problem do te ta jap une.
VASUNDRA: Pse nuk e ha kur Ragni po ta jep me kaq dashuri? Haje.
Avni thote ok dhe merr lugen duke ju dridhur duart. Avni nuk po e ha dot ndersa Ragni insiston. Avni leshon lugen dhe i thote “pse po me detyron? te thashe qe sdua ta ha”
RAGNI: Mami e beri me dashuri dhe ti thua jo. Ti duhet ta hash kete. Ragni merr lugen dhe ja afron Avnit. Ragni dhe Vasu e pyesin pse nuk e ha? kurse Avni e hedh ushqimin dhe thote “sepse eshte i helmuar”. Te gjithe shokohen.
RAGNI: kush i hodhi helm?
AVNI: Une.
RAGNI: Kush te tha ta beje?
AVNI: Navini.
RAGNI: Pse?
AVNI: Ne donim te vrisnim Sadnen.
RAGNI: Si te shkoi ne mendje se une do te lejoja ti beje keq motres sime?
Nderkohe Navini po i telefonon Avnit, Ragni ja merr telefonin Avnit dhe i pergjigjet Navinit: “Navin gruaja jote hengri gjellen qe beri mami dhe tani nuk e dime cfare i ndodhi”. Navini thote: Cfare Avni hengri gjellen? Ragni i thote: po hajde shpejt ajo eshte shume keq. Navin vrapon dhe vjen ne dhome. Ai habitet kur sheh Avnin mire. Vasundra i gjuan ne shpulle Navinit.
VASU: Si guxon ti? Ti doje te vrisje Sadnen? Si guxon?
ALEK: Ti doje te vrisje Sadnen? Pse? Pse doje ta vrisje? Cfare te keqe te ka bere ajo ty?
RAGNI: Kunat, njerezit si ai skane arsye per ta bere kete gje, e kane ne gjak. Te dy jane fallco nga koka tek kembet. Ata nuk ishin vetem kundra Sadnes por te gjithe neve. Ata ishin te lumtur kur ne ikem nga shtepia. Jam ne rregull Navin? Ishte ajo qe doje apo jo? Avni te sundonte shtepine Raxhvanxh kurse ti kompanine. Ti nuk e toleroje dot kur na shihje afer mamit prandaj mendove te vrisje Sadnen dhe tja vije fajin mamit. Te gjithe e dine qe mami e beri gjellen per Sadnen, nese dicka do i ndodhte Sadnes, te gjithe do keqkuptonin mamin dhe do prishnit marrdheniet tona pergjithmone. Dhe ata kishin nje arsye te forte per te vrare Sadnen sepse Sadna dinte cdo sekret per ta.
ALEKU: Cfare sekreti?
RAGNI: E mban mend incidentin ne resort? Kur ai djali ngacmonte Sadnen? Ate djalin e kishte derguar Navini per te te bere keq ty. Navini eshte arsyea pse Ranviri shkoi ne burg dhe Sadna u perzu nga shtepia. Kur Sadna e mori vesh kete te dy i kerkuan falje Sadnes. Sadna beri gabim qe i fali dhe ata i ngulen thiken pas shpine. Ta garantoj kunat se ishte Navini ai qe telefonoi shefin tend dhe te hoqi nga puna sepse i tha se ti je i cmendur. Se fundmi vella Vineti u arrestua sepse canta e tij mbante para fallco. E degjova Avnin kur tha se ata futen para fallco ne cante qe te dyshonin tek mami, dhe ne menduam se mami donte te shkaterronte familjen tone.
Navini do te justifikohet por Vasundra i thote: Mos guxo te thuash asgje. Nuk ke te drejte te justifikohesh pasi loze nje loje kaq te ndyre. I kam falur gabimet e tua per vite me rradhe sepse te mendova si djalin tim. Por nuk ka falje per ate qe bere sot. Ne fund te fundit ti je djali i Ambikas, te fusesh thiken mbas shpine ke mesuar nga paraardhesit. Cfare nuk ndodhi prej teje? Ti je arsyea pse djali im u fut ne burg, ti je arsyea qe Sadna mund te humbte jeten, ti je arsyea qe Ragni humbi bebin. Ti me hoqe lumturine qe per mua ishte gjithcka. Mjaft. Te dy keni bere nje krim te madh dhe do ndeshkoheni per cfare keni bere.
-Avni dhe Navin arrestohen.
Marrë nga Bidai – TV Klan