Sonte në prime time rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’, spektakli ‘Shiko Kush Luan’ nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.
Pak orë më parë moderatorja ka ndarë disa foto ku shfaqet me fustanin në ngjyrë të kuq lëkurë, duke zbuluar ‘look-un’ e mbrëmjes së sotme.
Luana ka zgjedhur një ‘makeup’ në ngjyrat e tokës dhe flokët e lëshuar onde deri në mesin e kurrizit të saj. “Çfarë ka sonte?”, ka shkruar Vjollca krah postimit duke ftuar të gjithë ndjeksit që mos ta humbasin emisionin e parë të ‘Shiko kush Luan’.
Kujtojmë se të ftuarit e puntatës së parë janë zbuluar prej disa ditësh, ndërsa Luana ka premtuar se ‘Shiko Kush Luan’ do të sjellë një spektakël të vërtetë mes shumë lojërash këtë sezon të ri televiziv.