Sot është Blue Monday, e cila supozohet se është dita më depresive e vitit. Por çfarë e bën të hënën e tretë të janarit kaq të trishtë…
Origjina e historisë së Blue Monday
Mirë se erdhët në Blue Monday, dita më dëshpëruese e vitit. Por çfarë e bën kaq të trishtë dhe nga ku lind koncepti?
Blue Monday bie të hënën e tretë të vitit – në 2023 është sot, më 16 janar.
Blue Monday u ideua fillimisht nga psikologu Cliff Arnall në vitin 2004. Ai krijoi formulën e ditës më të zymtë për të ndihmuar një kompani udhëtimi të shesë paketa pushimesh, me Blue Monday e parë, më 24 janar 2005.
Si e krijoi këtë formulë?
Modeli është: [W + (D-d)] x TQ
M x NA
Në këtë ekuacion janë shtatë variabla (W) moti, (D) borxhi, (d) paga mujore, (T) koha e kaluar pas Krishtlindjeve, (Q) koha e kaluar nga përpjekja e dështuar për të hequr dorë, (M) nivelet e ulëta të motivimit e (NA) dhe nevoja për të vepruar.
Supozohet se Blue Monday lidhet me përkeqësimin e motit në janar, me kohën e gjatë deri në ditën e pagës, e theksuar nga shpenzimet e festave, premtimet e pambajtura për Vitin e Ri dhe gëzimin e Krishtlindjeve që venitet.
Por a është Blue Monday me të vërtetë dita më dëshpëruese e vitit?
Jo. Është një gjetje marketingu (e cila sot mbush 18 vjeç).
Siç shkruan një neuroshkencëtar në Guardian “nuk është shkencore. Është pseudoshkencore. Është uber-pseudoshkencore.
“Ekuacioni në vetvete është absurd” – shkruan Dean Burnett.
“Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre matjeve nuk ishin të pakuptimta (si mund ta përcaktoni motivimin e të gjithë individëve në popullatë?), ato nuk janë të pajtueshme. Si mund ta ndërthurni në mënyrë sasiore “kohën që nga Krishtlindjet” me “motin!