3 Maj është vendosur prej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të vënë në pah rolin e rëndësishëm të medias dhe shtypit në ditët e sotme.
Në fakt 10 vjeçari i fundit për median e shkruar ka qënë një nga periudhat më të këqia të kësaj dekade. Kujtojmë këtu, sulmin terrorist të Charlie Hebdo, ku për shkak të një karikature të Profetit Muhamed, mbarë bota arabe dënoi ngjarjen, e cila çoi në ngjalljen e celulave terroriste të cilat përgjakën Parisin, duke cënuar kështu lirinë e mediumit. Po ashtu edhe në vendin tonë, kemi një cungim të dhënies së informacionit për shkak të arsyeve të shumta politike. Sëfundmi në median shqiptare janë goditur disa gazetarë, duke filluar që nga ata sportiv e deri tek ata të politikës, ku rasti i fundit ishte para pak javëve me gazetarin Elvi Fundo.
Sipas raporteve të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.
Në bazë të këtij raporti Shqipëria renditet në vend të 76-të ndryshe nga një vit më parë që ishte e 82-ta, me 29.92 pikë, ndërkohë që Kosova renditet e 82-ta me 30.45 pikë, në krahasim me 1 vit më parë që renditej në vend të 90-të.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, kryeson Norvegjia me 7.6 pikë, ndjekur nga Suedia dhe Finlanda. :
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia