Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tone janë kryer 785 testime. Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë.
Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
COVID-19 – Statistika (23 Gusht 2020)
Testime totale 56057
Raste pozitive 8427
Raste të shëruara 4332
Raste Aktive 3845
Humbje jete 250 (Qarku Tiranë 120, Shkodër 35, Durrës 34, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1952
Durrës 505
Shkodër 301
Fier 187
Lezhë 169
Korçë 174
Vlorë 137
Kukës 129
Elbasan 134
Berat 65
Gjirokastër 47
Dibër 45