3 Maj është vendosur prej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të vënë në pah rolin e rëndësishëm të medias dhe shtypit në ditët e sotme.
Në fakt 5 vjeçari i fundit për median e shkruar ka qënë një nga periudhat më të këqia të kësaj dekade. Kujtojmë këtu, sulmin terrorist të Charlie Hebdo, ku për shkak të një karikature të Profetit Muhamed, mbarë bota arabe dënoi ngjarjen, e cila çoi në ngjalljen e celulave terroriste të cilat përgjakën Parisin, duke cënuar kështu lirinë e mediumit.
Sipas raporteve të Freedom House, Shqipëria ngelet një nga vendet më problematike sa i përket Lirisë së Medias, e cilëuar si pjesërisht e lirë ajo paraqitet në vendin e 40, duke ngelur edhe prapa shtetit më të ri në Europë, Kosovën, e cila zë vendin e 38 e parapritë nga Greqia e më pas Serbia.
Por në rang global, në krahasim me vitet e tjera FH raporton se Liria e Shtypit është drejt kalimit në pjesërisht të lirë, kjo edhe për shkak të luftrave por edhe krizës së refugjatëve në Europë.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia