Sorrentino dhe “Rinia” triumfojnë në European Film Awards si fitues të çmimeve “Regjia më e mirë”, “Filmi më i mirë” dhe një çmim e ka fituar gjithashtu edhe Michael Cane.
“Rinia është një film i thjeshtë kushtuar lirisë dhe në Europë kemi nevojë per të tilla tema”. Në momentin kur në skenen e “Haus der Berlin Fespiele” ngjitet Sorrentino si triumfator i këtij edicioni të European Film Awards duket sinqerisht i emocionuar. Plot tre mijë kritikë dhe anetarë jurie i akorduan atij çmimet me prestigjiozë: filmi më i mirë, regjia më e mire dhe aktori më i mirë.
“Një falenderim i veçantë për Akademinë, – shprehet regjisori- ky është një film për perceptimin që të gjithë ne kemi për lirinë. Ndihem shumë i lumtur për vleresimin mbi të gjitha per faktin se në këtë moment në Europe gjëja më e rëndësishme është pikerisht perceptimi që ne duhet të vazhdojmë kemi për lirinë”.
Pak më heret gjatë kohës kur po i dorezonin çmimin ai falenderoi përzemërsisht producentët e tij dhe gjithashtu shprehu vlerësim të veçantë për aktorin Caine duke thënë: “E ndaj këtë çmim me ty Michael”. Më vonë, gjatë konferencës për shtyp rithekson se filmi i tij është një fitore për të gjithë Europën edhe në kuptimin artistik: ” Sepse eshtë një bashkëprodhim midis Zvicrës, Francës dhe Anglisë. Gjithashtu trupa e aktorëve është po kaq gjithëpërfshirëse me aktorë gjermanë, zviceranë, italianë dhe anglezë. Po, ky është një produkt shembull, i një pune europiane”.
Fitore e dyfishtë edhe për aktorin Caine. Aktori i mirënjohur britanik i mrekulloi të gjithë duke u bërë fitues jo vetem i çmimit të nderit të akorduar nga juria dhe të dorëzuar nga Ëim Ëenders, por edhe fitues i çmimit për aktorin më të mirë:
“Në 50 vite kurrë nuk kisha fituar një çmim europian ndërsa tani kam plot dy të fituar me një goditje të vetme”- shprehet ai i karakterizuar nga humori i tij british karakteristik përpara një publiku që u ngrit i gjithi në këmbë. Për çmimin e nderit ai thotë: ” E vlerësoj shumë sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një film apo për karrierën por edhe për jetën. Dhe kjo e bën shumë të veçantë”.
Pas ceremonisë Caine vjen në sallen e vogël të takimeve dhe mbështet pranë vetes dy çmimet të cilët “peshojnë vërtet shumë “. Njërin prej tyre e merr në dorë dhe e përplas lehtë sipër tavolinës për të dhënë idenë e peshës teksa në fytyre i lexohet qartë lumturia e pamatë.
“Dy vite më parë, Paolo në këtë skenë fitoi me “The Great Beauty”. Dy muaj më pas më thirri agjenti im duke më thënë që Paolo kishte shkruar një skenar enkas për mua. Doja të thoja menjëherë”po” por përpara kërkova një kopje të skenarit thjesht për t’u dukur sa më profesional. Tek ai pëlqej imagjinatën e jashtëzakonshme dhe duke e lexuar, mendoja: po ku dreqin i gjen gjërat që krijon?!”
Marrë nga OraNews