Sony Pictures Television Networks ka arritur të mbyll një marrëveshje me Television Broadcasting System (TBS) për blerjen e dy kanaleve Free-To-Air NEKOTV dhe Capri Gourmet. Me këtë blerje SPTN hyn për herë të parë në tregun televiziv italian të transmetimeve Free-to-Air.
Blerja e NekoTV (kanali 45) dhe Capri Gourmet (kanali 55), të cilët transmetojnë në platformën digjitale tokësore (DTT) në Itali nga 2011, thekson impenjimin e SPTN në zgjerimin e aktivitetit në vendet europiane.
SPTN është prezente në Europë me kanalin e parë Free-to-Air dedikuar fëmijëve në Mbretrinë e Bashkuar dhe hyrja në tregun televiziv italian përbën një hap përpara zhvillimit të ambicjeve në këtë sektor për kompaninë.
Costantino Federico, titolare di TBS, ha dichiarato:
Blerja e dy kanaleve në DTV përkon me mbylljen e transmetimit të dy kanaleve me pagesë AXN dhe AXN Sci-Fi pjesë e platformës Sky.