Sot mund të jetë dita me fat për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të mësojë sonte nëse do të kalojë në fazën tjetër të Kampionatit Europian France 2016. Por kjo varet vetëm nga rezultatet që do të kenë takimet e ditës së sotme.
Kuq e Zinjtë do të mund t’i shohim në raundin e 1/8-ve, në rast se disa rezultate përfundojnë në favor të tyre.
Në orën 18:00, luhen dy takimet e fundit të Grupit C, Gjermani – Irlandë e Veriut dhe Poloni – Ukrainë. Në rast se Gjermania do të fitojë me rezultat të thellë 4-0, ndërsa Polonia do të fitojë, do te barazoje ose do të humbasë me diferencë të një goli, atëherë Shqipëria fiton betejën e parë për vendin e tretë.
Në orën 21:00 luhen takimet e Grupit D, Kroaci – Spanje dhe Çeki – Turqi, kjo e fundit do të ketë interesin e të gjithë shqiptarëve pasi varet pikërisht nga rezultati i saj nëse Kombëtarja do të mund të pres biletën për takimet e ardhshme në Euro 2016. Do duhet që kjo ndeshje e fundit të purfundojë në barazim ose fitore të Turqisë me diferencë të një goli.
Prandaj le të shpresojmë që sot të jemi me fat dhe gjithcka të shkojë sipas parashikimeve. Le të kryqëzojmë gishtat!