Pas mbylljes së fazës së pranimeve më 24 Tetor, Festivali i 55-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të njohi sot publikun me artistët konkurentë.
Në edicionin qëndror të lajmeve në Televizionin Publik, do të shpalli 24 artistët që do të garojnë ne eventin tradicional të fundvitit, për të përfaqësuar shqipërinë në Eurovision 2017, që këtë vit do të mbahet në Kiev të Ukrainës.
Ashtu si çdo vit, festivali i fundvitit në RTSH do të zgjasë tri netë, dy gjysmë finale dhe finalen e madhe, ku këngët do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga kritikë të artit dhe medias, por që do të ngelen sekret deri në natën e fundit të eventit.
Ndryshe nga vitet e kaluara ku në Eurovision merrte pjesë vetëm fituesi, Fest55 do t’i japë mundësinë që edhe fituesit e vendit të dytë dhe të tretë të kenë shansin të shijojnë nga afër magjinë e Eurovision.
Copyright IMAlbania.com