Pas mesnatës, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në tre zona të Tiranës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se për shkak të remontit të parashikuar në Farkë, do të ketë ndërprerje të dritave për dy orë, në orarin: 00:01-02:00. Zonat e prekura do të jenë, Lundër, Vilat dhe në Farkë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 13 nëntor
Për shkak të remontit të parashikuar në NST Farkë, në datën 13 nëntor gjatë kohor 00:01-02:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Lundër, Vilat, Farkë