Ermal Meta quhet artisti shqiptar, i cili këtë vit do të konkurojë krah emrave më të njohur të muzikës italiane,ku do të performojë ndër artistët Big në Sanremo , mbrëmjen e sotme.
37-vjeçari nga Fieri, i emigruar prej vitesh e me nënshtetësi italiane, i cili morri pjese edicionin e kaluar si një nga 8 finalistët në kategorinë e emrave të rinj (Nuove Proposte) kete vit do te debutoje si nje garues “Big” ne skenën e Ariston në edicionin e ri të festivalit të këngës italiane.
Në fakt emri i tij nuk është i panjohur në industrinë muzikore italiane, pasi Ermal Meta është autori i disa këngëve shumë të suksesshme të viteve të fundit kënduar nga artistë si Marco Mengoni (Io ti aspetto, Pronto a correre, ecc), Francesco Renga (Era una vita che ti stavo aspettando), Emma Marrone (Occhi profondi, Arriverà l’amore), Annalisa Scarrone (Non so ballare, La prima volta, etj.), Chiara Galiazzo (Straordinario, Vieni con me, Il meglio che puoi dare, etj.), Patty Pravo në duetin Non mi interessa, Clementino (Sotto le stelle), Francesco Sarcina (Femmina, Un miracolo, etj.) për albumin e të cilit ka punuar edhe si producent, Lorenzo Fragola (La nostra vita è oggi dhe Resta dove sei) dhe sëfundmi ka bërë muzikën e këngës 21 Grammi, hit-i i ri i Fedez.
Por përveç sukseseve të firmosura për këngëtarë të njohur italian, vokali i tij është i njohur për publikun si lideri i grupit La Fame di Camilla, grup që u krijua në 2007 me të cilët u publikoi tre albume (me të njëjtin emër në 2009, Buio e Luce në 2010 dhe Attesa në 2012). Me këtë grup ai do të udhëtonte përgjatë gjithë Italisë prej 3 vitesh, në një tour ku ka ngjitur gati 500 skena, duke ndarë koncerte me Stereophonics, Cranberries dhe Aerosmith si dhe pjesëmarrës në Heineken Jamming Festival dhe në Festivalin e Sanremo edicioni i 2010.
Me arkivimin e eksperiencës së grupit, rruga e tij si solist nis me një nga kolonat zanore të Braccialetti Rossi me këngën Tutto si Muove në sezonin e parë dhe me këngën Volevo perdonarti, në sezonin pasardhës.
Kete vit Ermal Meta do te debutoje serish ne skenen e Sanremos me kengen Vietato Morire, e cila do të performohet sonte në skenën e festivalit të muzikës italiane./imalbania.com/