Mbrëmjen e sotme pritet të nisë sezoni i ri i programit të humorit ‘Klanifornia’ në ekranin e ‘Tv Klan’. Pak minuta më parë moderatorja e tij, Marina Vjollca ka zbuluar ‘look-un’ me të cilin do të shfaqet, duke marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve që e kanë komplimentuar për pamjen elegante.
Vjollca ka zgjedhur një fustan në ngjyrë rozë me flokët e kapur bisht dhe baluket e lëshura, duke sjellë pamjen e një ‘barbie’ të vërtetë. Ajo çfarë bie tjetër në sy janë format fizike të Marinës, që si çdo herë tjetër janë komentuar nga të gjithë fansat.
Me siguri mbrëmja e sotme do të rezervojë shumë surpriza dhe pse të parën prej tyre na i zbuloi Marina me pamjen e saj.