Gulseren humbet besimin ndaj Xhihanit kur sheh fotot nëpër gazeta, edhe pse ky i fundit përpiqet të tregojë të kundërtën. Dilara dhe Rahmi gëzohen nga lajmi. Xhansu, Hazal dhe Ozan janë të befasuar dhe nuk dinë çfarë të besojnë. Xhihani përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas ngjarjes së krijuar. Xhanan, avokatja e Dilarës kalon natën me Ozkan, i cili i duket mjaft tërheqës. Dilara mëson të vërtetën dhe e heq menjëherë nga puna.
Sikurse planifikuar, vajza e cila u fotografua me Xhihanin, vendos të japë një intervistë për marrëdhënien e saj me Xhihanin. Edhe pas përpjekjeve të shumta të këtij të fundit, gjërat nuk ndryshojë e vajza mban të njëjtinqëndrim. Hazal ka dyshimet e saja mbi babain e Xhihanit, të cilit i zbulon sekretet në laptop. Pas një debati me Dilarën dhe shkarkimit nga puna, Xhanan vendos të bëhet avokatja e Ozkan. Lëvizja e saj e parë do të jetë marrja e kujdestarisë së Xhansusë.