Alper lirohet dhe shkon në shtëpi. Xhihani ka komplikacione pas operacionit. Gulseren ka ndjesinë që ka diçka që nuk shkon dhe fshehurasi futet në dhomën e Xhihanit. Dilara mëson nga avokatja e saj se nëse divorcohet, do të jetë fundi i kompanive të tyre. Dilara vendos të bëjë paqe me Xhihanin duke u përpjekur të sillet sa më mirë për të ruajtur pasuritë e saj. Falë lidhjeve të saj, Dilara heq nga puna Gulseren. Ozkan shkon të takojë vajzën e tij biologjike.
Ndryshe nga Hazal, Xhansu është shumë e përballuar teksa sheh babain e saj dhe e përqafon atë. Baba dhe bijë kalojnë momente së bashku. Xhihani tërbohet kur mëson se Xhansu është me babain e saj biologjik. Pasi e përcjell të bijë në shtëpi, ai shkon të kërcënojë Ozkan, por kur e kupton se ky i fundit nuk do tja dijë mes tyre ka një përleshje.