Ozkan mbahet në komisariat, por lirohet më pas për mungesë provash. Hazal përpiqet të shërojë veten e saj, por është e pamundur dhe shumë shpejt krahu do ti infektohet. Gulseren kupton se Hazal është ajo që i vuri flakën stallës së kuajve dhe ja rrëfen këtë Xhihanit. Në një ambjent mode, Dilara dëgjon gruan e Alper të flasë thashetheme lidhur me jetën e Dilarës. Një situatë e tillë e tërbon Dilarën, e cila merr sërisht gjithë paratë nga Alper. Sapo ky i fundit mëson se çfarë ka ndodhur, e nxjerr nusen e tij jashtë shtëpisë.
Xhansu mendon se Ozkan është fajtor i ngjarjes dhe do që ti qëndrojë atij larg, por Ozkan pëson aksident të vogël, gjë që rregullon marrëdhënien mes tyre. Një natë, Hazalit i bie të fikët nga temperatura e lartë dhe Xhihan e çon atë në spital. Ata të dy flasin dhe Xhihan e fal, por ata vendosin të mbajnë këtë të fshehtë nga gjithkush, veçanërisht nga Dilara dhe Xhansu. Babai i Xhihanit përgatit një kurth ndaj të birit duke punësuar një eskortë dhe duke e bërë të besueshëm një marrëdhënie mes tyre.