Episodi 28
E lodhur dhe e shqetësuar nga e gjithë situata, Gulseren vendos të marrë një apartament pranë Derias. Kur Dilara mëson se çfarë ka ndodhur me Hazalin, ajo shkon të takojë Ozkanin duke e kërcënuar ti qëndrojë larg vajzës së saj. Ajo i thotë gjithashtu se e nxorrën nga burgu që të mbajë Gulseren larg Xhihanit dhe se nëse ai mund ta menaxhojë këtë, ata mund ta paguajnë edhe më shumë.
Episodi 29
Xhihan menaxhon kapitalin e kompanisë së tij në formë të tillë që të mbyllë partneritetin me Alper. Ky i fundit i tërbuar nga situata shkon të kërcënojë Xhihanin. Në debat e sipër, Alper qëllon pa dashje Xhihanin dhe dëshmitari i vetëm okular i ngjarjes është Ozkan. Xhihan dërgohet me urgjencë në spital. Gulseren vazhdon të ketë probleme nga Ozkani.
Episodi 30
Gulseren dhe fëmijët e Xhihanit zbulojnë se ky i fundit është shtruar në spital. Ndërsa gjithë familja shkon të shohë Xhihanin, vjen edhe Gulseren. Dilara e tërbuar nga situata, debaton ashpër me Gulseren të cilës i kërkon të largohet. E mërzitur nga ajo çfarë ndodhi Xhansu i bërtet Dilarës dhe largohet të gjej mamanë e saj. Nga ana tjetër Alper gjendet në komisariat. Xhihani nuk jep emër për policinë e ndërkohë i kërkon avokatit të tij të mbajë regjistrimet nga kamerat e sigurisë së restorantit të tij.