Pasi del para të ftuarave, Ozan i mërzitur shkon të flasë me babain e tij. Gulseren dhe Xhansu kalojnë kohë të bukura së bashku, duke u përpjekur kështu të rekuperojnë gjithë kohën e humbur. Pas një jave Xhihani zbulon se Alper është ai që fshihet pas fotografive të skandalit të familjes së tij. I tërbuar Xhihani debaton me Alper, i cili i thotë që të kërkojë përgjigje te Dilara. Ozkan shfaqet në shtëpi me gazeta nëpër duar duke i kërkuar Gulseren përgjigje. Gulseren tërbohet kur sheh bashkëshortin e saj dhe i kërkon llogari për kohën e zhdukjes së tij.
Shiko pjesën e parë duke klikuar këtu me dublim në Shqip
Ozkan përpiqet të rregullojë marrëdhënien me Gulseren. Xhihan kërkon llogari nga Dilara lidhur me Alper dhe zbulon se ky i fundit është vëllai i jashtëligjshëm i Dilarës. Dilara e ka ndihmuar Alper gjatë gjithë këtyre viteve për të mos rrezikuar pozitën e saj sociale. Të nesërmen Dilara debaton ashpër me Alperin për gjithë situatën e krijuar. Ozkan shkon të takojë Hazalin. Pasi e kupton se kush është, Hazal largohet nxitimthi duke patur frikë se Ozkan do e kthej pas në jetën e varfër midis skamjes